E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe qeverinë bashkë

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të premte një mbledhje të zgjeruar me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe anëtarët e kabinetit qeveritar.

Takimi është planifikuar të nisë në orën 09:30 dhe do të mbahet në Pallatin e Brigadave.

Mbledhja vjen rreth një muaj pas takimit të fundit të zgjeruar të mazhorancës, ku u diskutua ecuria e punës së qeverisë, si edhe prioritetet dhe reformat që pritet të ndiqen në vijim.

Pak ditë më parë ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka dorëzuar marrëveshjen për Shqipërinë e re të PS për të cilën nuk ka folur asnjë socialist.

Deri më tani nuk janë bërë publike detaje zyrtare mbi temat që do të diskutohen në rendin e ditës.a.b

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›