E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama mbledh të shtunën Asamblenë, priten zgjedhje të strukturave drejtuese në Partinë Socialiste

Kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama, pritet të mbledhë të shtunën, më 21 mars, Asamblenë Kombëtare të partisë që drejton. Kryesocialisti vendosi mbajtjen e asamblesë gjatë mbledhjes së Kryesisë më 11 mars.

Marsi ka qenë një muaj i ngjeshur pune për socialistët, të cilët kanë zhvilluar disa mbledhje të Kryesisë, por edhe të strukturave organizative, në kuadër të përgatitjeve për ristrukturimin.

Asambleja do t’i zhvillojë punimet në Durrës, duke nisur nga ora 10:00 e së shtunës. Çdo dy vite, socialistët mbajnë zgjedhje për strukturat e larta drejtuese, me qëllim riorganizimin e partisë nga qendra në bazë. Pritet që fjala e kryetarit, Edi Rama, të transmetohet drejtpërdrejt.

/RTSH/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›