E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama me aleatët: Gjatë prillit protesta popullore për rrëzimin e qeverisë

Pas një orë diskutimesh mes krut të PS-së Edi Rama me aleatët opozitarë është vendosur gjatë prillit të fillojnë protestat dhe tashmë për të rrëzuar qeverinë. Në një prononcim për mediat kreu i PLD-së Spartak Ngjela theksoi se opozita po organizohet për të thirrur popullin për të rrëzuar qeverinë. Sipas tij opozita do të fillojë me protestat në fund të muajit prill ndërkohë që gjatë kësaj kohe opozita do të zhvillojë takime me bazën.
"Kemi vendosur që brenda prillit të caktohet një datë e përshtatshme ku t'i bëhet thirrje popullit të mblidhet në Tiranë për t'i dhënë fund qeverisjes të paligjshme" theksoi Ngjela.
Gjithashtu kreu i PSD-së Skënder Gjinushi në një prononcim për mediat theksoi se opozita është e vendosur për të vazhduar betejën e tij për transparencë.
"është një pushtet jo legjitim dhe kryeministri Berisha duhet të largohet" theksoi Gjinushi duke shtuar se është më se e qartë që kjo qeveri i ka vjedhur votat e 28 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›