Droga në Sarandë, identifikohet poseduesi

Avri Seferi, 21 vjeç, është trafikanti i ngarkesës prej 1 tonë kanabis sativa e cila u bllokua mbrëmë në Sarandë pas një aksioni të policisë lokale dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Sipas hetuesve, 21-vjeçari Avri Seferi dyshohet se është transportuesi dhe njëherësh pronari i drogës e cila ishte grumbulluar në fshatrat e Fierit dhe Gjirokastrës prej disa ditësh.
Burime zyrtare nga policia e shtetit thanë se prej mëse 20 orësh, shërbimet e rendit janë vënë në kërkim të 21-vjeçarit i cili braktisi furgonin e ngarkuar me drogë dje në mbrëmje, para se policia të ndërhynte në vendin e ngjarjes tek Gjiri i Kasolles pranë Kakomesë.
Policia tha se droga mund të transportohejme gomone pas shkarkimit në bregdet ndërsa destinacioni i saj dyshohet se ka qenë Greqia.