Shpërthim në Afganistan, disa të vrarë

Të paktën gjashtë anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë pasi talibanët i zunë pritën një karvani në perëndim të Afganistanit.
Sulmi ndodhi mëngjesin e sotëm në provincën Herat. Zëdhënësi i kësaj province tha se forcat talibane kishin hapur zjarr në këtë në distriktin Obe.
Në mesin e të vrarëve është edhe komandanti i forcave të sigurisë i këtij distrikti, si dhe komandanti i sigurisë në detyrë i distriktit fqinj, Chesht.
Raportet rreth këtij incidenti japin shifra të ndryshme rreth numrit të viktimave. Zyrtarët e distriktit Obe thonë se janë vrarë pesë policë, pesë ushtarë dhe tre talibanë.
Nga ana tjetër, policia në Herat thotë se janë vrarë disa militantë, përfshirë një komandant lokal. Sipas tij, gjashtë policë janë vrarë.