Rama, me pushkë në 21 janar - me kazmë sot kundër statusit

Historia e 4 viteve opozitë të Edi Ramës është një histori e mospranimit të institucioneve të shtetit shqiptar dhe e ndërtimit të çfarëdolloj bllokade për të penguar integrimin e vendit në BE. E provoi me mosnjohje zgjedhjesh në 2009, me bllokim rrugësh e djegie makinash në 2010, me armë kundër institucioneve më 2011 e tani me një aksion bllokues që i vë kazmën aspiratës për marrjen e statusit. As në Bruksel e as në Tiranë s’ka më njeri që s’e ka kuptuar se ilaçi i vetëm për paqtimin e politikës është nulifikimi i klanit ekstremist që përfaqësohet nga Edi Rama
Në fillim duhet të themi gjërat ashtu sic janë. Në vitin e 100 vjetorit të Pavarëisë Shqipëria nuk e mori statusit e vendit kandidat, pasi nuk përmbushi tre detyrimet kundrejt Bashkimi Europian. Tre kushtet e BE ishin ligji për Nëpunësin Civil, Ligji për Gjykatën e Lartë dhe reformat parlamentare, që kërkojnë patjetër votën e opozitës parlamentare, pasi janë më shumicë të cilësuar. Edi Rama refuzoi të lejonte opozitën parlamentare të votonte tre ligjet. Nuk mund të lejonte pikë të tjera elektorale për kryeminstrin Berisha në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2013. Statusi vendit kandidat, sipas mendjes së tij, është një kapital politik për PD, njësoj si para 4 vitesh anëtarësimi NATO apo lëvizja e lirë e qytetarëve në zonën “Shengen”. Sec të keqe do të kishin qytetarët shqiptarë nga marrja e Statusit të vendit Kandidat vec Edi Rama e di. Mëgjithatë shtyrja e marrjes së statusit të vendit kandidat derisa të plotësohen tre ligjet e kërkurara nga komisioni për Zgjerim në Be ka kënaqur pa masë autorin e papërgjegjshëm të këtij akti meskin pengmarrjeje. Kreu i opozitës Edi Rama ka marrë “peng” parlamentin duke mos lejuar deputetë e Partisë Socialiste të votojnë tre reformat. Këtë vit gjasat për të marrë Statusin kandidat ishin të shumta pas marrëveshjes konsensuale të nëntorit të palëve politike që për ligjet e integrimit do të kishte një shumicë të cilësuar në parlament. Por në momentin më deciziv për të shprehur vullnetin “pro” europian të qytetarëve shqiptarë, Edi Rama ngriti krye duke bllokuar me këmbëngulje tre ligjet e kërkuara nga Brukseli me alibinë e çështjes së qarkut të Fierit. Megjithatë duhet thënë se kjo sjellje e Ramës nuk është e ndryshme nga aktet e mëparshme në dëm të rrugëtimit europian të shqiptarëve. Shqipërisë për dy vite radhazi iu refuzua Statusi i vendit Kandidat nga BE-ja, pasi rekomandimi pozitiv ishte i pamundur në kushtet kur në opozita ishte jashtë parlamentit duke bojkotuar, në rrugë me protesta, përballë kryeministrisë me çadra greve urie, në bulevard me demonstrata të dhunshme, me tentativa për të ardhur në pushtet me mjete jo demokratike. Partia Socialiste organizoi demonstratën e dhunshme të 21 janarit të 2011 që ndryshonte kategorikisht nga të gjitha paraardhëset, pasi në dukje kërkonin “transparencën e votës” nëpërmjet hapjes së kutive. Nëse këto protesta para 21 janarit të fundit, të gjitha, pa përjashtim, nuk kishin përleshje kundër policisë, rebelimi i 21 janarit ishte i një natyre krejt ndryshe. Kishte të gjitha tiparet e një kryengritjeje me stampë bolshevike, si mësymja kundër ish-kryeministrit social-revolucionar (SR) Kerenski, nga Lenini, 94 vite më pare. Inskenimi i dhunës erdhi jo vetëm si frymëzim për marrjen e pushtetit, por edhe pse Ramës i duhej një tjetër kauzë që të zëvendësonte rutinën e hapjes së kutive. Me 21 janar u gjet kauza e “gjakut”. Gjaku lau duart nga kauza e hapjes së kutisë. Ndonëse larja e duarve nuk lan dot ndërgjegjen e atyre, që i thirrën njerëzit, militantët dhe turmën dhe i braktisën në mëshirë e një grupi me sjellje paramilitare. Sidoqoftë një gjë është e sigurt, nëse në të gjithë vende e rajonit problemet i kanë pasur për çështje të jashtme, Maqedonia për emrin me Greqinë, Kroacia për kufirin me Slloveninë, Serbia me kufijtë e Kosovës së lirë dhe të pavarur, vetëm Shqipëria e ka për shkak të opozitës së Edi Ramës, e cila shkallmoi të gjithë punën e bërë ndërvite për marrjen e statusit të vendit kandidat në 100 vjetorin e Pavarësisë. Dalja nga kjo situatë do të vijë jo nga politika, dhe integrimi i shqiptarëve në Bashkimin Europian do të vijë në zgjedhjet e afërta të 2013 kur qytetarët në një akt përgjegjësie do të votojë partitë “pro-europiane” dhe jo euroskeptike si PS-ja.