E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama me strukturat e PS në Tiranë: Fokus te “Prania Besnike”, BESA dhe “Pasqyr Albania”

TIRANË, 29 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me deputetët dhe drejtuesit e tjerë të njësive organizative të Partisë Socialiste të Qarkut Tiranë, ku në fokus ishte organizimi dhe përgatitja për sezonin e ri politik.

Rama bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për organizimin e “Pranisë Besnike”, metodologjinë e “Besës” dhe sistemin e ri të “Pasqyr Albania”.

“Patëm sot një diskutim të dobishëm për organizimin e Pranisë Besnike, metodologjinë e Besës dhe sistemin e ri të Pasqyr Albania, duke hedhur një hap të nevojshëm në përgatitjen e sezonit të ri politik të Partisë Socialiste”, deklaroi Rama.

Takimi me strukturat e PS në Qarkun Tiranë vjen në kuadër të organizimit të punës dhe përcaktimit të mekanizmave të rinj të komunikimit dhe ndërveprimit me qytetarët në sezonin e ri politik.

1 nga 10

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›