E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama me studentet e ekselences

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me studentët e ekselencës për t’iu paraqitur atyre vizionin dhe programin qeverisës të opozitës për këtë shtresë dhe për të rinjtë në tërësi.

Gjatë fjalës së tij, kryesocialisti Rama u ndal tek sistemi arsimor, sidomos tek ai universitar, që sipas Ramës është shndërruar në industrinë më të madhe në vend të prodhimit të diplomave pa vlerë. Rama kritikoi politikat e qeverisë, që sipas tij ka hapur dyert e universiteteve publike e private, por pa zbatuar më parë politika se si të punësojë këta të rinj. Lideri i PS-së, vuri theksin tek arsimi profesional si një alternativë Zgjedhjet 2013Konventa e PD për rininë“Top-Story”, koalicionet zgjedhorePack: Berisha gaboi me KQZ-në për përgatitjen e të rinjve për t’u përshtatur më lehtë me tregun e punës. “Sot prej tetë vjetësh qeveria ka vendosur që problemin e papunësisë rinore ta trajtojë duke mos e trajtuar, duke u thënë vajzave dhe djemve në shkollë të mesme bujrum shkoni në universitete dhe duke rritur në mënyrë të papërgjegjshme numrin e universiteteve private në atë shkallë që industria më e madhe në Shqipëri është industria e prodhimit të diplomave pa vlerë”, tha Rama.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›