Rama merr ne mbrojtje deputetet e PS-se

Ne takimin e perjavshem me gazetaret Edi Rama nuk e permendi madje refuzoi edhe pyetjet e gazetareve per bojkotin e opozites ndaj krijimit te Gjykates Administrative. Kryesocialisti Rama foli gjate per rikthimin e Paulin Sterkajt ne PS te cilin e largoi tre vjet me pare nga kjo parti pasi votoi zgjedhjen e Bamir Topit ne krye te shtetit.
Kryetari i PS-se Edi Rama mori dje ne mbrojtje deputetet e vet te akuzuar per afera korruptive teksa la menjane ceshtjen e ngritjes se Gjykates Administrative. Ne takimin e perjavshem me gazetaret nuk e permendi madje refuzoi edhe pyetjet e gazetareve per bojkotin e opozites ndaj krijimit te Gjykates Administrative ceshtje e cila kishte ultimatumin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per miratim. Kryesocialisti foli gjate per rikthimin e Paulin Sterkajt ne PS te cilin e largoi tre vjet me pare nga kjo parti pasi votoi zgjedhjen e Bamir Topit ne krye te shtetit. Per kete Rama u shpreh se Sterkaj do te jete i mirepritur ne Partine Socialiste. Dua te pershendes Paulin Sterkajn per veprimin e tij. Ne oborrin e nje pushteti ka edhe njerez te cilet nuk jane ne preferencat e tij apo jane lene jashte zallamahise. Keta njerez e kuptojne se si qendrojne punet ne kete oborr. Shpresoj qe te kete edhe te tjere qe te gjejne te njejten kurajo dhe te respektojne qytetaret perpara sesa te mbajne ne kembe pushtetaret - nenvizoi Rama. Nderkohe duke iu referuar perjashtimit te Sterkajt kohe me pare nga PS-ja per shkak te votimit te ketij te fundit atehere pro per Presidentin Topi kreu i selise roze tha Nuk ka perjashtime te perjetshme dhe gabime te pashlyeshme. Z. Sterkaj eshte i mirepritur ne PS. Sipas Rames qeveria eshte e perfshire edhe me mafian pervec korrupsionit qe e ka pushtuar ate. Ai kerkoi doreheqjen e ministres Majlinda Bregu familjare te se ciles sipas opozites rezultojne ortake ne biznes me Albino Prudentinon mafiozin e arrestuar pak dite me pare ne Vlore. Ministrja e Integrimit eshte e mbingarkuar me skandale si rezultat i perfshirjes se te afermve te saj per shkak se jane te afermit e saj dhe jo sepse kane ndonje talent - tha Rama. Duke folur per kasat fiskale Rama tha se PS-ja ka ngarkuar nje grup ekspertesh ligjore qe te dergoje ne prokurori akuzat e bera se fundmi nga grupi i transparences. Te gjithe e kane ndjekur edhe procesin e transparences per vepren e korrupsionit me kasat fiskale dhe kane pare se si korrupsioni ka diktuar kete proces per te grabitur te gjithe sipermarresit. Ne kemi ngarkuar nje grup ekspertesh ligjore qe te merren me kete ceshtje dhe te gjitha faktet e dala nga hetimi do te dergohen ne prokurori per te zbardhur te verteten - tha Rama. Pyetjes per nismen e fundit te ndermarre nga PD-ja per ta bere te pavlefshem mandatin e deputetit socialist Ilir Beqja Rama iu pergjigj duke thene Ka nje perpjekje per te na perfshire te gjitheve ne balten e shpifjeve. Une jam i vendosur qe ti shkoj deri ne fund rruges se transparences me cdo cmim - deklaroi Rama.