Ikja e Sterkajt Meta Mazhoranca solide

Zevendeskryeministri Ilir Meta pas largimit te deputetit Paulin Sterkaj nga radhet e mazhorances deklaroi dje se shumica ne Shqiperi eshte me solide se nje vit me pare. Kjo mazhorance ka ne thelb nje marreveshje politike dhe mandati i saj mbaron ne vitin 2013. shte me e paster se nje dite me pare. Jemi nje vend demokratik. Te gjithe kane te drejte te enderrojne. Ne 28 qershor te vitit 2013 mbyllet mandati i kesaj mazhorance dhe shqiptaret do te kene mundesi te zgjedhin ndermjet alternativave te ndryshme. Kjo eshte nje mazhorance e cila ne themelin e saj ka nje marreveshje politike kryesisht mes dy forcave politike Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim. Jemi te sigurt se asnje presion dhe asnje shantazh dhe asnje kalkulim i gabuar nuk mundet qe ti beje presion kesaj mazhorance ne emer te korrupsionit apo edhe te krimit te organizuar - deklaroi z.Meta. Sipas tij asnje presion dhe kalkulim i gabuar nuk demton shumicen madje kete opozita mund ta provoje duke kerkuar nje mocion. Mazhoranca e ka votbesimin. Ne raste te tilla i takon pales tjeter qe ne perputhje me ndryshimet kushtetuese qe ka bere te kerkoje mosbesim. Mazhoranca eshte fare e qete - u shpreh z.Ilir Meta.