E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama merr pjesë në takimin e PES në Bruksel

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, mori pjesë në takimin e drejtuesve të Partive Socialiste Europiane (PES) në Bruksel.

Ndërsa ndodhej në Bruksel për të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor, Kryeministri u bë pjesë e takimit të partive simotra.

Takimi i drejtuesve të Partive Socialiste Europiane u mbajt në prag të samitit BE-BP.

Sipas njoftimit nga Partia Socialiste, liderët e Partive Socialiste Evropiane qëndruan të bashkuar për të forcuar qëndrueshmërinë e Europës, për të mbështetur Ukrainën, për të avancuar një rrugë të drejtë drejt paqes në Lindjen e Mesme dhe për të forcuar aleancat përmes tregtisë dhe bashkëpunimit.

1 nga 8

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›