E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama ndan foto nga ceremonia në Presidencë: Prani kuptimplotë e Presidentes së Kosovës

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga ceremonia e pritjes nga Presidenti Bajram Begaj për Ditën e Flamurit në Pallatin e Brigadave.

Në këtë ceremoni ishte e pranishme Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, por edhe familjarë të firmëtarëve të aktit të shpalljes së Pavarësisë.

“Mbrëmja Tradicionale Kuqezi e Ditës së Pavarësisë, organizuar sonte bukur si asnjëherë nën kujdesin e Presidentit të Republikës, me praninë kuptimplotë të Presidentes së Kosovës”, shprehet Rama krahas fotove.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›