Shisnin heroinë dhe kokainë, dy të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, të cilët lëviznin me një automjet tip “BMW”, me qëllim shpërndarjen e lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë.
Në pranga ranë shtetasit K. P., 21 vjeç, dhe H. S., 27 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” ndaluan në rrugën “Mine Peza”, automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin K. P. dhe pasagjer shtetasin H. S.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit K. P. iu gjetën doza heroine dhe kokaine, ndërsa shtetasit H. S. iu gjetën doza kokaine.
Në përfundim, policia sekuestroi lëndët narkotike, 5 aparate celularë dhe automjetin me të cilin lëviznin dy të rinjtë.