Rama ndan foton me Manjën: Nga Vermoshi në Konispol

TIRANË, 24 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së, mori pjesë sot në Asamblenë e Partisë Socialiste në Dibër, në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”.
Kryeministri ndau një foto me drejtuesin politik të PS-së, teksa shkruan “Nga Vermoshi në Konispol”.
PS ka nisur turin “Punët e Shqipërisë”, në kuadër të të cilit po zhvillohen takime me qytetarët në gjithë vendin, për të diskutuar mbi problemet që kërkojnë zgjidhje konkrete.
/gj.m/a.f/r.e/