Rama ndan pamje nga Golemi në mbrëmje

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Durrësi vijon të mbetet destinacioni i preferuar turistik edhe gjatë këtij sezoni veror ku qytetarë të shumtë dhe turistë të huaj po shijojnë pushimet e tyre.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga plazhi i Golemit, ku shihen turistë të shumtë që kanë gjallëruar bulevardin në këtë sezon veror.
Në videon e publikuar nga kryeministri shihen qytetarë të grupmoshave të ndryshme që shijojnë shëtitjet në mbrëmje në pedonalen buzë detit, të tjerë shijojnë gatimet tradicionale dhe të vegjlit argëtohen me lojëra me njëri-tjetrin.
Turistët dhe pushuesit vendas mund të gjejnë gjithçka në një vijë bregdetare prej më shumë se 60 kilometrash të gjatë, nga plazhet ranore me pisha të paprekura nga dora e njeriut e deri te gjiret shkëmbore me ujë të kulluar.
/m.m/