E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama ndan pamje nga Lëpusha

TIRANË, 12 gusht/ATSH/ E konsideruar si “perlë” e Alpeve Shqiptare, Lëpusha në Malësi të Madhe vijon të tërheqë vizitorë në çdo stinë të vitit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga vizitorët që kanë zgjedhur bjeshkët e Lëpushës, për të vendosur çadrat e tyre të kampingut e për të eksploruar më tej zonën.

Lëpusha është një vend me potenciale për turizmin e natyrës dhe atë të aventurës, ndërsa investimet në bujtina e agroturizëm kanë nxitur turizmin alpin.

Me male të larta me bllokun shkëmbor të Shenikut në Bjeshkët e Namuna dhe malet përreth, zona shquhet për kullotat e gjelbra dhe pyjet e dendur.

Dega kryesore e ekonomisë në zonë është blegtoria dhe bujqësia, por vitet e fundit po zhvillohet edhe agroturizmi.

Investimet në agroturizëm kanë ngritur në zonë edhe bujtinat e para, që kanë përshtatur ambientet për një turizëm gjithëvjetor.

Kjo zonë po tërheq mjaft vizitorë e turistë të huaj, kryesisht ata që pëlqejnë ngjitjet malore, aventurën, sportet e borës dhe natyralistët.

1 nga 9

/m.m/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›