E Enjte, 5 Nëntor 2026

Temperaturat e larta, përfshihet nga zjarri Parku Kombëtar i Tomorit në Berat

TIRANË, 12 gusht/ATSH/ Parku Kombëtar i Tomorit në Berat është përfshirë nga zjarri këtë të hënë.

Autoritetet vendore bëjnë të ditur se vatra ndodhet në zonën e “Majës së Çukës”, aty ku mbahet pelegrinazhi i përvitshëm i besimtarëve bektashinj, ndërsa dhjetëra punonjës të zjarrfikëses, pyjores dhe policisë së Skraparit dhe Poliçanit po punojnë për vënien nën kontroll dhe shuarjen e tij.

Sipas drejtorit ADZM, Fatos Nako, era e fortë favorizon zjarrin.

Ai theksoi se për shkak të terrenit të vështirë zjarrfikësit e kanë të vështirë të ndërhyjnë me mjete.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›