E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ndan pamje nga Saranda në mbrëmje: Destinacion magjik në çdo stinë!

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga qyteti i Sarandës në orët e mbrëmjes, duke e cilësuar atë si një destinacion turistik që tërheq vizitorë në çdo stinë të vitit.

“​Saranda, destinacion magjik në çdo stinë!”, shkruan Rama, në një postim në rrjetet sociale.

Saranda vijon të jetë një nga portat kryesore hyrëse për turistët e huaj përmes turizmit të kroçierave, ndërsa Porti i Sarandës luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit detar edhe jashtë sezonit veror.

Gjatë qëndrimit në qytetin bregdetar, vizitorët kanë mundësi të eksplorojnë Sarandën dhe destinacionet turistike përreth, duke u njohur me bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe atraksionet e zonës.

Mbërritjet e kroçierave i shtojnë aktivitetin turistik qytetit, duke sjellë më shumë vizitorë dhe mundësi për bizneset lokale.

Vitet e fundit, Saranda është konsoliduar si një nga destinacionet e rëndësishme të turizmit detar në Shqipëri, falë pozicionit strategjik, afërsisë me ishullin e Korfuzit dhe ofertës së pasur natyrore e kulturore.

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›