E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama ndan pamje nga Shërbimi i Neurokirurgjisë te Trauma: Investimet e reja ofrojnë një shërbim më cilësor për pacientët

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Reparti i Neurologjisë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku janë bërë investime të reja. Kreu i qeverisë shkruan se janë instaluar pajisje me teknologji të lartë që mundësojnë trajtimin e patologjive me saktësi të lartë dhe ofrojnë një shërbim më cilësor.

“Mirëmëngjes dhe me investimet e reja në Shërbimin e Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës, ku janë instaluar pajisje me teknologji të avancuar që mundësojnë trajtimin e patologjive delikate me saktësi maksimale, duke ofruar gjithnjë e më shumë shërbim shëndetësor cilësor për të gjithë pacientët që drejtohen në këtë spital, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

/abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›