Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Pa ndalim deri në çlirimin e çdo trotuari

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot me mesazhe të qarta ndaj bizneseve që shfrytëzojnë hapësirat publike në mënyrë të paligjshme.
Ai ka publikuar sot pamje të reja nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, duke theksuar se ky proces do të vijojë pa ndërprerje.
“Pa ndalim deri në çlirimin e çdo trotuari”, shkruan Rama në një postim në Facebook.
Kreu i qeverisë ka deklaruar më herët se aksioni do të jetë konstant gjatë katër viteve të ardhshme, ndërsa paralajmëroi reformimin e strukturave të kontrollit të territorit dhe inspektorateve bashkiake të IMT-së.
Gjithashtu ai ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.
/rtsh.al/