E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama ndan pamje nga festimet për 33-vjetorin e partisë: Krenar për PS-në


TIRANË, 13 qershor/ATSH/ Partia Socialiste festoi dje 33-vjetorin e themelimit, në një festë të organizuar në mjediset e selisë së PS-së.

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së ndau sot pamje nga kjo festë, ku ishin të pranishëm anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë, figura me kontribut në PS, e simpatizantë të kësaj force politike.

“Krenar për PS-në”, shkruan Rama, ndërsa ndau pamje nga ky aktivitet.

Ky 33-vjetor e gjen PS-në në një proces rienergjizimi, falë të cilit u anëtarësuan 32 mijë anëtarë të rinj.

Nga procesi i rienergjizimit rezulton se PS-së ka 93 mijë anëtarë të regjistruar dhe të identifikuar si të tillë në territorin e Republikës së Shqipërisë, pa llogaritur 7 mijë të tjerë që i janë bashkëngjitur PS-së pas mbylljes së këtij regjistrimi, i cili u bë në funksion të zgjedhjeve për delegatët e Kongresit.

Në 20 korrik, PS do të mbajë Kongresin Zgjedhor për t’u përgatitur për një mandat të katërt në qeverisje.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›