E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama ndan pamje nga plazhi i Velipojës

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Velipoja është plazhi më verior i Shqipërisë me bukurinë dhe kontrastet e forta që e karakterizojnë, ndërkohë që ky bregdet renditet ndër më të pastrit në vend për cilësinë e ujërave.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga plazhi i Velipojës, i cili frekuentohet çdo vit nga mijëra pushues vendas e të huaj.

Në Velipojë gjendet një ndër plazhet ranore me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri.

Me një shtrirje prej mbi 14 km, plazhi i Velipojës është ndër më të preferuarit për vizitorët vendas dhe të huaj, në të gjitha stinët.

Velipoja njihet për rërën me efektet e saj kurative, ndërthurjen me hijeshi e detit, lumit, delta me ishuj, kodrat, pylli, laguna e fusha, që e bëjnë për vete çdo vit pushues.

Shumë prej tyre janë të përvitshëm në sezonin veror në Velipojë, të tjerë vijnë për herë të parë për t’u rikthyer vit pas viti.

1 nga 6

/m.m/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›