E Enjte, 5 Nëntor 2026

FILIPINE – Një cisternë nafte fundoset në det me 1,4 milionë litra

MANILA, 25 korrik /ATSH-ANSA/ – Një cisternë nafte me flamur filipinas, që mbante 1,4 milionë litra naftë industriale, u përmbys dhe u mbyt në ujërat e Manilës.

Autoritetet filipinase specifikuan se ”u përpoqën në maksimum të frenonin derdhjen e saj.

”Ne ia dolëm të shpëtonim 16 nga 17 anëtarët e ekuipazhit”, theksoi ministri i Transportit Jaime Bautista në një konferencë.

Anija u mbyt në gjirin e Manila, gati shtatë kilometra (4,3 milje) nga brigjet e komunës Limay në provincën Bataan, pranë kryeqytetit.

Frika për një fatkeqësi mjedisore mbetet e lartë./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›