Rama ndan pamje nga plazhi i mbushur me turistë i Himarës

TIRANË, 2 gusht/ATSH/ Himara është një nga destinacionet e preferuara të turistëve vendas e të huaj gjatë sezonit turistik veror.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga plazhi publik i Himarës, ku pushuesit kanë zgjedhur të kalojnë pushimet e verës.
“Himara sot, plazhi publik dhe patronazhistët”, shkruan Rama, duke iu përgjigjur në mënyrë ironike të gjitha pretendimeve për rënie të numrit të turistëve që frekuentojnë bregdetin shqiptar.
Plazhet që ndodhen në Himarë janë ndër më të veçantët në Shqipëri. Por Himara nuk të ofron vetëm det. Tek ajo mund të bëni edhe një guidë turistike duke prekur disa pjesë të historisë së Shqipërisë.
Në Himarë mund të vizitosh kalanë e vjetër, por edhe dhjetëra kisha shekullore që datojmë prej shekullit XI apo edhe më herët.
/k.s/a.f/