E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama ndan pamje nga plazhi në Pogradec

TIRANË, 15 korrik /ATSH/ Pogradeci është shndërruar gjithnjë e më shumë në një vend të preferuar për pushuesit e shumtë vendas dhe të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga pushuesit e shumtë që kanë zgjedhur Pogradecin për të pushuar në këto ditë të nxehta vere.

Pogradeci dhe rrethinat e tij ofrojnë për turistët një atraksion të përhershëm turistik me natyrën, kulturën dhe historinë që i japin madhështinë, ndërsa liqeni i jep hijeshinë.

Përveç liqenit, Pogradeci ka edhe shumë bukuri të tjera natyrore në periferinë e tij, në fshatrat që e rrethojnë, ka monumente të rëndësishme kulturore e historike që të tërheqin t’i vizitosh.

Në këtë qytet kudo ka bukuri si Lini, një gadishull i vogël në brigjet perëndimore të liqenit të Ohrit me një fshat të bukur me të njëjtin emër. Pogradeci ka edhe mjaft kisha mesjetare si kisha e Shën Bitrit, që vendasit janë mësuar ta thërrasin kisha e Shën Bitrit, ndodhet disa qindra metra larg fshatit Potkozhan.

Turistët dhe vizitorët nuk kanë munguar në asnjë stinë në Pogradec, por kjo verë pritet  jetë edhe më e gjallëruar, pasi qyteti është më i bukur, me më shumë aktivitete dhe shërbimi ka arritur nivele shumë të mira.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›