Rama ndan pamjet: Turistët e kodrave të mrekullueshme të Karaburunit

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ Gadishulli i Karaburunit është një vend unik dhe mjaft tërheqës në vijën bregdetare shqiptare, jo vetëm gjatë sezonit veror por edhe gjatë stinëve të tjera, ku grupe turistësh zgjedhin të eksplorojnë natyrën e paprekur.
Natyra e egër është një rezervat natyror që tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë, sidomos ata të huaj, që duan të njohin gjithnjë e më shumë zonën.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga grupet e turistëve që eksplorojnë kodrat e mrekullueshme të Karaburunit.
I shpallur në vitin 2010 Park Kombëtar Detar, Karaburun-Sazani është i vetmi park detar kombëtar i Shqipërisë.
I konsideruar si një nga destinacionet më të kërkuara të bregdetit shqiptar, Gadishulli i Karaburunit është thuajse tërësisht i paprekur, me një peizazh mbresëlënës të rrethuar tërësisht nga uji.
Plazhet e gadishullit të Karaburunit janë kthyer në destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj, ndërsa për të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë momente relaksi në natyrë, parku detar ofron me brigjet e tij të Shën Vasilit, Shën Janit, Gjirit të Djallit, etj një eksperiencë natyrore unike.
/m.m//a.f/