Rama ndan pamjet nga Gjinari turistik i mbuluar me dëborë

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH// Fshati turistik i Gjinarit, 22 km larg Elbasanit, i kthyer vitet e fundit në një destinacion për vizitorët vendas por edhe të huaj, ofron në këto ditë dimri peizazhe mahnitëse.
Kabinat alpine në Gjinar ofrojnë mikpritje të ngrohtë dhe komoditet për turistët, të cilët zgjedhin ta vizitojnë gjatë gjithë vitit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Gjinari, i cili ofron këtë funddhjetori një peizazh fantastik të mbuluar nga dëbora.
I njohur për bukurinë natyrore dhe freskinë e ajrit malor, Gjinari po shndërrohet në një nga pikat më të preferuara për turizmin në Elbasan.
Investimet e fundit dhe përkushtimi i komunitetit për të investuar në agroturizëm kanë bërë që numri i turistëve në Gjinar të rritet ndjeshëm nga viti në vit.
Distanca e përshkruar nga Elbasani për të mbërritur në Gjinar është 24 km. Fshati Gjinar pozicionohet kryesisht në një peizazh malor.
Mali e Bukanikut, i cili gjendet 1831 metra mbi nivelin e detit, mbetet një destinacion i pëlqyer për sportet alpine. Pyjet dhe peizazhi malor janë pasuria e vërtetë e Gjinarit, i cili dallon për resurset e veta natyrore.
/m.m/r.e/