E Premte, 6 Nëntor 2026

Rama ndan pamjet nga Lezha: Plot punë të mira marrin jetë përditë

TIRANË, 15 maj/ATSH/ Transformimi urban i Lezhës është shtrirë tashmë në të gjitha lagjet dhe sheshet e qytetit, të cilat përveçse janë lehtësisht të aksesueshme nga qytetarët, janë zgjeruar me hapësira të reja rekreative, parqe të gjelbëruara dhe kënde lojërash për fëmijët.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga vizita e djeshme në Lezhë, ku pa nga afër disa nga punët publike të përfunduara tashmë, si dhe të tjera në faza të ndryshme të punimeve.

Një ndër investimet e kryera në Lezhë është edhe rikonstruksioni i urës së vjetër mbi lumin Drin në Lezhë, e  cila pas rikonstruksionit është tashmë e kalueshme për këmbësorët dhe automjetet.

Kjo urë është bërë një pikë kalimi e rëndësishme për këtë qytet dhe një investim i shumëpritur për banorët.

Gjatë vizitës në Lezhë, Rama u takua edhe me qytetarët, të cilët e falënderuan për investimet e kryera në Lezhë.

Po ashtu ndër projektet e shumëpritura për banorët e Lezhës e sidomos për të vegjlit dhe të rinjtë, është dhe parku i lojërave “Dua të Luaj”, i përfunduar, në kuadër të programit kombëtar të Fondit Shqiptar i Zhvillimit.

Ky park ofron për fëmijët hapësira multifunksionale me kushte optimale për argëtim dhe edukim, si dhe bashkëveprimin social në komunitet.

/m.m/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›