Rama ndjek punimet në sheshin “Ahmet Zogu” dhe lulishten “Geraldinë” në Burrel

TIRANË, 17 prill/ATSH/ Kryeministri e njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka ndjekur sot nga afër punimet në sheshin “Ahmet Zogu” dhe lulishten “Geraldinë”, një nga zonat historike të Burrelit.
Kjo zonë po rilind nga e para, për t’i dhënë një tjetër vlerë qytetit dhe turizmit në rritje, falë edhe investimeve të rëndësishme të Rrugës së Arbrit e Tunelit të Murrizit që e kanë sjellë më afër veriun e bukur të Shqipërisë.
“Po bëhet një rivitalizim i gjithë pjesës, do bëhet park. Këtu s’do ketë më parking makinash. Këtu kemi bërë dhe unazën e vogël. Ka disa vepra shumë të bukura, me shatërvanë, stola për të moshuarit, me ambiente relaksuese. Ky guri që vendoset është nga zona, do kemi pamje goxha të mira”, tha ish-kryetari i Bashkisë së Burrelit, kandidat për deputet i PS për qarkun Dibër, Agron Malaj, i cili shoqëronte kryeministrin, njëkohësisht kryetar i PS Edi Rama.
“Godinën e kemi bërë një restaurim pjesor. Kjo është që në kohën e Zogut dhe kemi dhe një projekt që do ta rivalizojmë të gjithë, komplet dhe si godina rreth sheshit.”, u shpreh Malaj.
1 nga 12/r.e/