E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë: Institucion kyç për zhvillimin e vendit

RAMA 100-VJETORI I BSH: “Moment i rëndësishëm i Bankës së Shqipërisë, më lejoni ta nis duke cituar dikë që për ju është një nga pikat e referimit. Detyra e BSH qëndrore është të garantojë që në afatshkurtër gjithçka të jetë brenda kornizës së një afati të gjatë. Duke ardhur në këtë moment celebrimi, mendoja që BSH është në mos i vetmi, ndër të paktit, të republikës sonë që mund të quhet i tillë me plot gojën, institucion.

Në atë kuptim dhe me ato standarde, kur kemi parasysh të flasim për ato institucione që i duhen këtij vendi. Bëjnë që ky vend të përmbushë kriteret të qenurit në një botë të zhvilluar. Për hir të vërtetës nuk është se BSH ka një histori më të gjatë se qeveria e Shqipërisë, apo disa institucione”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›