E Diel, 1 Nëntor 2026

Urdhri i Veliajt nga burgu/ Teliti: Po ndriçon qytetin me drita, por fsheh errësirën e betonit dhe korrupsionit

Në një reagim publik, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, ka ironizuar nismën e bashkisë për zbukurimin e qytetit me drita festive, duke theksuar se Tirana ka nevojë për ‘dritë reale’, transparencë, ajër të pastër dhe drejtësi në administrim, dhe jo thjesht ndriçim artificial për festat.
Teliti ka renditur një sërë urdhrash që, sipas tij, do ta ‘ndriçonin vërtet Tiranën’, nga publikimi i shpenzimeve bashkiake deri te ndalimi i betonizimit dhe mbështetja e fermerëve lokalë.

Reagim i Nënkryetari të Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, pas publikimit në media të urdhrit të Veliaj për dekorimin e Tiranës për festat.

Më poshtë reagimi:

TË KËRKOJMË ‘DRITËN’ QË I DUHET REALISHT TIRANËS, JO THJESHT DRITA DEKORI!
Ja dhe kjo ndodhi (sipas mediave): Tirana do të ‘ndriçohet’ direkt nga IEPV Durrës.
Mirë, nëse Veliaj do që ta bëjë vërtet ‘DRIT˒ Tiranën, le të nxjerrë sot, jo nesër, edhe disa urdhra të tjerë, që ‘ndriçojnë’ vërtet Tiranën:
1. Urdhër për Transparencë Totale: Publikimi online i çdo shpenzimi të Bashkisë dhe institucioneve të varësisë (me faturë, zëra dhe afate). Për të bërë dritë mbi milionat që janë zhdukur me gara fiktive dhe të porositura.
2. Urdhër Stop Betonizimit: Stop urgjent ndërtimit pa kriter në Tiranë, ku pluhuri dhe betoni po zbehin dritën e diellit dhe ajri nuk thithet.
3. Urdhër për publikimin e Lejeve te Ndërtimit: Të gjitha lejet e ndërtimit të dhëna të publikohen sot online, me të gjithë detajet (investitorët dhe sipërfaqet), për të bërë dritë mbi të gjithë ata që, në bashkëpunim, po e kthejnë Tiranën në një qytet të pabanueshëm.
4. Urdhër Stop Taksidarëve: Stopim urgjent i taksidarëve bashkiakë që po i marrin frymën biznesit kryeqytetas me gjoba dhe kontrolle arbitrare.
5. Urdhër Përballë Fermerit: Hapja e menjëhershme e derës së Bashkisë ndaj fermerit tiranas, duke i thënë stop braktisjes dhe degradimit të zonave rurale.
6. Urdhër për Shërbëtorët: Çdo drejtor i Bashkisë dhe zyrtar të sillet si shërbëtor i komunitetit dhe jo si ‘padron’ i karriges që ngroh.
7. Urdhër për Shëndetin: Krijimi i menjëhershëm i zonave me ajër të pastër dhe hapësira të gjelbra të mbrojtura ligjërisht, pa rrezik ndërtimi.
Këto janë urdhrat që ka nevojë kryeqyteti. Këto janë urdhrat që ndriçojnë Tiranën vërtet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›