E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne Athine Kerkojme garanci per zgjedhjet e 8 majit

Greqi-Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka folur sot ne takimin me kreret e partive te majta qe po zhvillohet ne Athine. Lideri socialist ka kerkuar zgjidhje te menjehershme te krizes politike ne vend. Ne fjalimin e mbajtur Rama ka nenvizuar se kriza eshte ne rritje gje e cila kerkon nderhyrje te menjehershme.


Ai theksoi se pavaresia e institucioneve eshte cenuar dhe se kriza ne Shqiperi eshte e gjithanshme. Duke folur per zgjedhjet lokale te 8 majit Rama tha se nevojitej garanci per to pasi mund te ndodhte e njeta gje si me 28 qershor 2009 ku votat u vodhen.


Rama u nis dje drejt Greqise per te marre pjese ne takimin me kreret e partive te majta qe po zhvillohet ne Athine. Kryesocialisti eshte ne kryeqytetin helen bashke me nje delegacion te perbere nga deputete te Partise Socialiste.


Burime nga selia roze bene te ditur se lideri i Opozites se Bashkuar ka zhvilluar takime te vecanta me zyrtare te larte. Pritet nje takim i tij edhe me kryeministrin e Greqise Jorgo Papandreu. Ne keto takime kryesocialisti do te paraqese qendrimin e tij mbi krizen politike ne Shqiperi qe vijon pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009.


Gjithashtu ai do te informoje lideret e majte mbi qendrimin qe ka Partia Socialiste per qeverine shqiptare dhe zgjedhjet e ardhshme vendore qe priten te zhvillohen me 8 maj. Ne keto takime pritet te merret mbeshtetja e lidereve te majte per aksionin e Partise Socialiste.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›