Rama krereve te PES Nevojitet zgjidhje e menjehershme korrupsioni ka ngrire vendin

Athine 5 mars 2011 NOA- Update Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama krahas takimeve me kreret e larte te Partive Socialiste Europiane mbajti edhe nje fjalim ku paraqiti situaten politike ne Shqiperi.
Gjate fjales se tij Rama tha se kriza ne Shqiperi nuk ka perfshire vetem nje sektor apo disa por ajo eshte gjitheperfshirese dhe e gjithanshme dhe burimin e ka nga qeveria.
Sipas tij lidhur me situaten ne te cilen ndodhet vendi kerkohet zgjidhje e menjehershme ne menyre qe vendi te dale nga situata ku eshte futur kryesisht pas demonstrates se 21 janarit ku mbeten te vrare kater persona.
Kryesocialisti shtoi me tej duke ju referuar Prokurorise se si rrjedhoje e nderhyrjeve ne hetime pavaresia e institucioneve eshte cenuar.
Ai iu drejtua anetareve te PES-se me fjalet se ne vend korrupsioni ka arritur ne permasa galoponte gje qe i zbeh te gjitha mundesite per shtetin e se drejtes.
Nder te tjera kryesocialisti Rama theksoi se nevojiten garanci per zgjedhjet e 8 majit pasi sipas tij ne rast se keto garanci mungojne atehere situata do te jete e njejte si ne zgjedhje te 28 qershorit 2009.
Kryetari i selise roze Edi Rama nen shoqerine e deputetit Taulant Balla ndodhen per nje vizite ne Greqi dhe gjate kesaj vizite ai eshte takuar me perfaqesues te Partise Socialiste Europiane nder ta edhe me kreun e grupit te PES Martin Schultz si dhe Presidentin e PSE Poul Nyrup Rasmussen.
a.y/NOA