Rama në Berat, do prezantojë zyrtarisht kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste
Kreu i selisë rozë, Edi Rama ka udhëtuar pasditen e sotme drejt qytetit të Beratit për të prezantuar zyrtarisht kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste.
Gjatë udhëtimit të tij për në Berat, kryesocialisti ka zhvilluar në autobusin me të cilin po udhëtonte një bashkëbisedim me gazetarët.
Në këtë bashkëbisedim Rama ka shprehur bindjen se në qarkun e Beratit, Partia Socialiste do marrë 6 deputetë. Ai ka theksuar se Berati është një nga zonat që meriton vëmendje të jashtë-zakonshme nga qeveria pas 23 Qershorit, pasi në këto tetë vite Berati ka patur një keqqeverisje nga qeveria aktuale.
Rama ka folur gkithashtu edhe për kandidaturën e Erion Braçes, duke e konsideruar atë si një pjesë të rendësishme të ekipit të Rilindjes në qarkun e Fierit.
Erion Braçe është pjesë e rendësishme e ekipit tonë në qarkun e Fierit, atje i bashkohet Gramozit dhe Celibashit, u shpreh Rama.
Vijon…