E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama në Berlin: Shqipëria nesër do të çelë Panairin e Turizmit, jemi përgatitur për të lënë mbresë të veçantë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, pasi ditën e nesërme (3 mars) do të çelë panairin e turizmit, ku Shqipëria është zgjedhur vend i nderit për vitin 2025.

Rama, përmes një postimi në Facebook u shpreh se Shqipëria është përgatitur për të lënë mbresa të veçantë me ofertën dhe prezantimin.

Rama: Mirëmbrëma nga Berlini! Pas një dite të bukur në Athinë për Panairin e Punës, erdhëm këtu në Gjermani, ku Shqipëria do të nesër çelë panairin e turizmit, ku Shqipëria është zgjedhur vend i nderit për vitin 2025. Kush e imagjinonte disa vite më parë Shqipërinë në këtë pozicion? E ftuar si vend nderi në panairin më të madh të turizmit, ku jemi përgatitur të lëmë mbresë të veçantë me ofertën dhe prezantimin tonë.

Nesër, në prani të shumë mediave dhe gazetarëve, ne do të jemi së bashku me prezantuesit e panairit që në mëngjes, për një ditë të jashtëzakonshme nxemjeje që kulmon pasdites me e spektaklin Shqipërisë. Dhe pasnesër, në pavionin e Shqipërisë, edhe në praninë e autoriteteve të shtetit gjerman në Berlin, do të hapet zyrtarisht panairi i turizmit.

Jam shumë krenar për këtë ditë dhe që do ti bëjmë posaçërisht krenarë shqiptarët e Gjermanisë me paninë në këtë eventimet global të turizmit.

/vizionplus.tv 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›