E Hënë, 2 Nëntor 2026

Veliaj uron nga qelia besimtarët myslimanë: Agjërim të mbarë, më vjen keq që nuk do t’iu bashkohem në darkat e iftarit

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka uruar nga qelia  të gjithë besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të Ramazanit.

Ai u shpreh se i vjen keq që nuk do t’u bashkohet besimtarëve në darkat e përvitshme të iftarit.

“Me nisjen e Muajit te Ramazanit, muajit të sakrificës, adhurimit, mëshirës dhe faljes, i uroj nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë agjërim të mbarë dhe një Ramazan të bekuar, plot dritë dhe paqe.

Një urim i veçantë për vëllanë tim, Ahmed Kalaja, që nuk harroi as këtë herë të m’i dërgonte hurmat e Arabisë këtu ku me kanë mbyllur e më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e përvitshme të iftarit. Bekime të gjithëve! Të pranuar!”, shkruan Veliaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›