Rama në Bruksel: Fitore e paprekshme në zgjedhjet e 2013
Europianët premtojnë monitorim të zgjedhjeve në 2013. Kjo ka qenë përgjigja e ndërkombëtarëve pas kërkesës së kreut të opozitës për të kontrolluar zhvillimin e zgjedhje parlamentare në Shqipëri. Në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel, kreu i opozitës Edi Rama, ka marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit të Partisë Socialiste Europiane . President i PSE-së, Sergei Stanishev u shpreh se do të krijohet një mekanizëm kontroli për sdandartet .
Ndërkohë që kreu i opozitës gjatë fjalës së tij u shpreh se fitorja në zgjedhjet e 2013 do të jetë e paprekshme.
“Ky vit me disa fitore dhe posaçërisht me fitoren në Francë konfirmoi se era tanimë ka filluar të fryjë majtas. Fitoret e pritshme pas pak kohe në Lituani dhe në Rumani do të jenë në vazhdën e këtij konfirmimi dhe unë vetë nuk kam dyshim që fitorja jonë në 2013 do të bëhet pjesë e këtij karvani fitoresh të së majtës europiane në rang vendesh të ndryshme. Përfshirja në presidencën e partisë socialiste europiane do të jetë një ndihmesë shumë e rëndësishme në funksion të mbajtjes ngritur të vëmendjes së familjes euriopiane ndaj zgjedhjeve në Shqipëri, sepse në fund të fundit ne i fituam zgjedhjet dhe më parë por nuk u zgjodhëm, ndërkohë që 2013 do të jetë viti i konfirmimit tonë si një forcë e zgjedhur, ku fitorja pa asnjë dyshim do të na takojë dhe ne do ta bëjmë atë të paprekshme”tha Rama.
Në këtë kongres, Edi Rama u zgjodh anëtar i presidiumit te PSE, i pari për një drejtues të majtë shqiptar, ne një forum kaq të lartë drejtues të socialisteve evropiane. Kryetari i PS, zhvilloi takime dhe me liderë te tjerë të partive të majta evropiane.