E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ambasada e SHBA uron Kombëtaren: Miqtë tuaj në Tiranë ju mbështesin sonte

TIRANË, 15 qershor/ATSH/- Ambasada e SHBA-së në Tiranë i ka uruar suksese Kombëtares Shqiptare të Futbollit në Euro 2024.

“Suksese Kombëtares Shqiptare të Futbollit në Euro 2024! Miqtë tuaj në Ambasadën e SHBA në Tiranë ju mbështesin sonte! Forca Shqipëria”, shkruan ambasada në “Instagram”.

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan mbrëmjen e sotme ndaj Italisë, në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dormundit, ndeshjen e parë në “EURO 2024”.

Formacionet e mundshme: 

Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco; Barella, Jorginho; Chiesa, Frattesi, Pellegrini; Scamacca.

Shqipëria: Berisha; Hysaj, Djimsiti, Ajeti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Seferi, Asani, Broja.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›