E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama në Durrës: Mandati i 4-ët na duhet për integrimin, më 16 maj këtu ‘zbret’ Europa

Gjatë takimit me socialistët në Durrës, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar se forcës politike që ai drejton i nevojitet mandati i katërt për të vijuar me procesin e negociatave dhe për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

“Jo për mua, por për të pasur një vijimësi në negociata dhe për të mos u ndërprerë asnjë sekondë.

Negociata janë diskutime dhe dakordësi. Kur bie dakordësia për të bërë gjëra, duhet të kalojë në proces. Kalon në qeveri, parlament, kërkohen vota. Imagjinoni këto procese të kalojnë nga këneta. Nuk na del llogaria e ditëve të merremi me këneta”, u shpreh Rama.

Kryesocialisti vuri në dukje se shqiptarët tani shihen me respekt në çdo vend të Evropës ku shkelin. Madje ai theksoi se më 16 maj Europa do të zbresë në sheshin “Skënderbej”, duke iu referuar mbajtjes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

“Të imagjinosh veten pa pritur dhe pa kujtuar, pasi ua përmbysëm imazhin për Shqipërinë, ua bëmë Shqipërinë një vend të vlerësuar, pasi troç iu mësuam se nuk nga shohin nga lart poshtë, nëse jemi ballë për ballë do na shohin me respekt. Pasi ua kemi mësuar këto, ata të marrin vesh që do flasin me bufin, që në çdo takim fiket llamba tre herë.

Më 16 maj në Tiranë te sheshi “Skënderbej” do të vijë gjithë Evropa. Jo vetëm BE, por do shkulem në gjithë, nga Lodra, në Ankara, Baku, Stokholm. Të gjitha ata që janë anëtarë të Këshillit të Evropës, do vijnë të gjithë te ‘Skënderbeu’, te profeti i historisë shqiptare”, tha më tej kryeministri Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›