E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama në Durrës: Votoni Emirjana Sakon, që u shërben qytetarëve

Nga Durrësi, kryeministri Edi Rama, kërkoi mbështetje për kandidaten socialiste Emirjana Sako, e cila kërkon një tjetër mandat. Rama iu drejtua edhe demokratëve, të cilëve ju kërkoi të votojnë për kandidatin që i shërben qytetarëve.

“Unë besoj se jemi në rrugën e duhur dhe sidomos këtu në Durrës unë jam i bindur dhe siç shoh dritën shoh dhe të ardhmen, jo shumë të largët të Durrësit me realizimin e planeve që kemi tanimë në zbatim dhe me ato plane që kemi në vijim. Për të folur që kemi në zbatim, besoj që plani i ndërtimit në Durrës të dy porteve që kanë një fuqi transformuese, jo thjesht për Durrësin, por për të gjithë rajonin, është një plan, i cili do t’i bëjë të gjithë që të shohin me shumë më tepër optimizëm të nesërmen në këtë qytet sepse me portin turistik dhe me portin e ri tregtar këtu pranë Porto Romano do të hapet një horizont komplet tjetër, një horizont i ri edhe për punësimin, edhe për shpërblimin më të mirë në bazë të punës, edhe për shumë mundësi të tjera që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës.

Nga ana tjetër, ne do të vazhdojmë ta fuqizojmë edhe krahun tjetër, që është ai që i takon shtetit, që ka të bëjë me infrastrukturën e shkollave, që ka të bëjë me infrastrukturën e kopshteve, çerdheve, që ka të bëjë me infrastrukturën sportive, jemi duke u negociuar dhe jemi shumë afër së bashku me Anin një marrëveshje të re për të sjellë këtu në Durrës një nga akademitë më elitare të futbollit të një prej skuadrave më të rëndësishme të botës dhe duam ta sjellim në Durrës si një pol të ri sportiv, si një akademi rajonale e futbollit, e cila do jetë një derë e hapur për talentet” 

Rama u ndal në Eco Parkun në Porto Romano ku foli për transformimin e kësaj zone si dhe për të tjera projekte që sipas tij do të transformojnë qytetin.

Ne jemi në një proces që po bëhen punë të mëdha, kemi një kantier gjigand në plazhin e Durrësit i cili është vetëm në hapat e parë, 1/3 dhe që do ta transformojë komplet gjithë zonën e plazhit. Çdo bëjmë? Do i ndalojmë të gjitha këto? Sepse edhe me dash me bashkëpunu me ta, është e pamundur. Nuk dinë. Është shumë e thjeshtë. Nuk dinë. Plus edhe nuk duan edhe kompletohet e gjitha.

Rama iu drejtua edhe demokratëve duke i kërkuar që të mbështesin kandidatin që i shërben atyre.

“Nuk e kuptoj si mund të jesh me non gratën. Në fletë votimi është Like Floriri, nuk është ‘Baca”

Të rinjve që takoi u kërkoi më shumë angazhim. 

Në zgjedhjet e 14 majit, Koalicioni “Bashkë Fitojmë” është në garë me kandidatin Igli Care.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›