E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ne Elbasan Ky pushtet i krimbur koke e kembe po grabit cdo gje

ELBASAN- Kreu i Partise Socialiste Edi Rama gjate nje takimi me socialistet ne qytetin e Elbasanit akuzoi dhe njehere pushtetin se po grabit cdo gje qe po i del perpara dhe kjo si pasoje e vjedhjes se votave. Rama ka theksuar se denoncimet e fundit te opozites nuk kane te bejne me marrjen e pushtetit por me transparencen. Opozita kerkon nje qeveri me bashkepunuese dhe transparente tha Rama por kjo smund te ndodhe pasi pushteti i Berishes eshte i krimbur koke e kembe.

Gjate fjalimit te tij kreu i opozites tha se bujqesia nuk prodhon me mjedisi po shkaterrohet dhe numri i te papuneve po rritet cdo dite pasi sot jane mbi 1 milion shqiptar te papune.

Rama nga Elbasani ka bere thirrje gjithashtu dhe per mobilizim ne protesta nese do te jete e nevojshme ne menyre qe te largohet qeveria e Berishes.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›