Rama Transparenca ka te beje me qeverisjen

Kryetari i PS Edi Rama ka sulmuar pasditen e sotme qeverine nga qyteti i Elbasanit ku eshte takuar me perfaqesuesit e deges se partise se tij.
Gjate fjalimit te tij Rama tha se perpjekjet e opozites per transparence nuk synojne marrjen e pushtetit por goditjen e korrupsionit qe sipas tij ka depertuar thelle ne qeveri.
Perpjekja jone per transparence nuk ka te beje me letrat por me qeverisjen. Ne kerkojme nje qeverisje te hapur dhe transparente. Duhet ta shpetojme vendin nga makthi i korrupsionit ka pohuar Rama.
Lideri i opozites ka theksuar se qeveria aktuale po grabit cdo gje qe i del perpara dhe mashtron me rritjen e paperfillshme te rrogave dhe pensioneve.
Pensionistet e dine se rritja e pensioneve solli edhe rritje cmimesh. Edhe numri i te papuneve ne Shqiperi eshte rritur ndjeshem. Mesuesit po ngelen pa pune ndersa pedagogeve po u ulet paga ka shtuar Rama.