Rama në Facebook: Takim pasionues me Blair, vendosëm piketat e para të qeverisjes
Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama ka takuar në Londër, ish-kreun e qeverisë, Tony Blair. Takimi që ka zgjatur rreth 2 orë, sipas kreut socialist ka qenë mjaft pasionues, ku janë diskutuar piketat e para të qeverisjes.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka treguar edhe për axhendën e tij në vazhdim. Ai do të jetë i ftuar në programin e gazetares Sara Montague, BBC HardTalk, ndërsa nesër do të jetë në Itali ku është parashikuar një takim i Ramës me kryeministrin italian, Enrico Letta.
Kreu i PS pati një takim me Blair edhe gjatë fushatës zgjedhore, ku mori mbështetjen e tij për këshillimin në hartimin e politikave qeverisëse. Ish këshilltari i Blair, Alastair Campbell, ndihmoi Ramën dhe stafin e Partisë Socialiste gjatë fushatës në Shqipëri.
Takim pasionues rreth 2 orë me kryeministrin Blair për piketat e para të qeverisjes. Pastaj BBC Hardtalk me Sara Montague. Nesër në Rome me kryeministrin Letta, shkruan Rama në Facebook.