E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau bashkëshorten, Gjykata jep masën burg pa afat për Marjan Lleshin

Gjykata ka dhënë sot masën e sigurisë burg pa afat për shtetasin Marjan Lleshi, 44 vjeç, i cili ekzekutoi me thikë dy ditë më parë bashkëshorten e tij, Valbona Lleshi, 27 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:30 të ditës së Hënë në Fushë-Mamurras të rrethit të Krujës.

Avokati i Lleshit në seancën e sotme në gjykatën e Krujës, ka kërkuar të kryhet vizitë për gjendjen shëndetësore të klientit të tij, pasi ai pretendon se Marjan Lleshi shfaq shenja të rënda depresioni.

Sipas Policisë sëKrujës, rreth orës 10:30, Marjan Lleshi, 44 vjeç, ka debatuar ashpër në banesë me gruan e tij, Valbona Lleshi. Pas rreth 30 minutash ofendime e debate, i zoti i shtëpisë ka nxjerrë dhunshëm nga banesa duke i qëlluar me shkop dy fëmijët e tij të mitur. Ai është futur në banesë dhe pasi iu mbylli derën të miturve, ka nisur të godasë po me shkop të shoqen në trup dhe në kokë.

As lutjet e Valbonës dhe as ulërimat e fëmijëve jashtë derës nuk e ndalën dhunën, derisa ai i mori jetën bashkëshortes duke e qëlluar edhe me thikën e bukës. Pas krimit, Marjan Lleshi është mbyllur në shtëpi dhe e ka pritur policinë brenda.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›