Rama në Himarë, tryezë për programin për pronat

Tryeza e radhës e Partisë Socialiste është organizuar në Himarë, ku çështjet e pronësisë dhe strategjitë e reja për zhvillimin e vijës begdetare kanë qenë shtyllat e kryesore të diskutimit. I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe kryesocilisti Edi Rama, i cili ka sulmuar qeverinë se nuk po u jep zgjidhje problemeve me pronësinë, si dhe ka prezantuar platformën për të mbështetur këtë çështje.
Rama tha se në programin e Partisë Socialiste në qeverisje renditen edhe projekte për zhvillimin e vijës bregdetare.
Partia Socialiste pritet të vijojë turin e saj të prezantimit të platformës elektorale edhe në rrethe të tjera të vendit.