E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne Kamez Mos votoni me qorrazi

Në një bashkëbisedim me banorë të Kamzës, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama akuzoi Kryeministri Sali Berisha se po i trajton banorët e kësaj zone si zgjedhës dhe jo si njerëz.

"Berisha vazhdon të marrë votat tuaja, por nuk e kthen këtë besim në një investim te frytshem per ju, por e kthen per te rrotulluar ne palcen e kombit thiken e ndasise, duke shpifur pa pushim per PS dhe per mua personalisht”, tha Rama. Kreu i PS kërkoi nga këta banorë që të mos votojnë më në mënyrë të shurdhër dhe qorrazi, pasi realisht PD vijon fushatën për të sjellë ujë, ndërkohë që jemi në vitin 2013, ndërsa Kryeministri thotë gjithnjë që banorët t'i gëzojnë shtëpitë e tyre, por pa ua shpërndarë tapitë. / Top ChannelZgjedhjet 2013
Arrestim për kartat e identitetit
Shkodër, grabitet me maska zyra elektorale e LSI
Berisha: Do të marrim statusin kandidat

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›