E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu Jo presionit per voten

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ishte ditën e martë në qytetin e Kukësit, ku zhvilloi takime me të rinj që do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje.

Arvizu u takua edhe me kryebashkiakun e Kukësit, Hasan Halilaj, i cili ka qenë në qendër të mediave kohët fundit për shkak të kalimit nga PD në LSI. Kryebashkiaku Halilaj denoncoi pranë ambasadorit Arvizu sjelljen e ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, i cili është njëkohësisht në krye të listës së kandidatëve demokratë në qarkun e Kukësit. Sipas Halilajt, ministri i Brendshëm dhe eskorta e tij shfqain sjellje provokuese ndaj qytetarëve duke krijuar probleme. Ai i bëri thirrje Nokës që të distancohet nga veprimet e policisë. Arvizu nga ana e tij u shpreh se është e patolerueshme që të bëhet presion ndaj qytetarëve për votën, pasi secili e qytetar di të zgjedhë vetë se për kë do të votojë. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›