E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Koplik: Do përgjysmojmë varfërinë

Lideri i opozitës Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme në Koplik të Malësisë së Madhe programin e ri qeverisës. Me prani të qindra banorëve kryesocialisti Rama është përqendruar në përgjysmimin e varfërisë si dhe është ndalur dhe tek shëndetësia. 

KOPLIK- Lideri i opozitës Edi Rama ka prezantuar në Koplik të Malësisë së Madhe programin e ri qeverisës. Në prani të qindra banorëve Rama është përqëndruar në përgjysmimin e varfërisë si dhe është ndalur edhe tek shëndetësia. Me ardhjen në pushtet ka deklaruar lideri i opozitës do ta nxjerrim vendin nga kthetrat e varfërisë. Si do të kalohet nga lëmosha paralizuese për dhjetra familje të varfra në pagesa nxitëse me punë në komunitet dhe aktivitet riprodhues. “Shërbimin shëndetësorë kombëtarë të cilin ne do ta themelojmë do të jetë një shërbim universal i cili nuk do të ngrihet mbi sigurimet shëndetësore, por mbi financimin publik të shëndetësisë. Spitalet shqiptare do të jenë jo më vende ku kurohen vetëm ata të sëmurë që kanë mundësi, po hapësira ku forcohet kohezgjoni shqiptar i bashkisë shqiptare për të gjithë ata që kanë nevojë për tu kuruar. Bashke me mjekët dhe infermierët dhe me një politikë krejt të re për shëndetësinë ne do e transformojmë nga rrënja sistemin tonë shëndetësorë”- u shpreh kryesocialisti Rama.
Duke shprehur siguri të fitores në zgjedhje të qershorit Rama ka theksuar se një opozitë si kjo në këto 18 vjet lirie në Shqipëri punoi me vetëdijën e një alternative qeverisëse ku bashkë me njerëzit u hartua një plan konkret për ta vënë qeverinë e re në punë që të nesërmen e fitores.

Ndër të tjera Rama shtoi se “për herë të parë në këto 18 vjet liri në Shqipëri një opozitë, kjo e jona punoi me vetëdijën e një alternative qeverisëse bashkë me ju ne nuk hartuam një listë të bukur premtimesh për të marrë votat por një plan konkret për ta vënë qeverinë në punë që të nesërmen e fitores për realizimin e ndryshimeve të cilët ju të gjithë do të na i jepni votat”- thya Rama.

Duke vënë theksin në fuqinë e bashkimit në prani të banorëve të Koplikut Rama është shprehur se është koha ti jepet fund politikës së vjetër. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›