Berisha reagon për dënimin e Vasil Bollanos
“Ligje të cilat mund të mbartin nuanca politike, nuk shërbejnë” kështu është shprehur kryeministri Berisha, pas vendimit të gjykatës së Vlorës për të dënuar me 6 muaj burg e 5 mln lekë gjobë, kreun e Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano.
TIRANE- Kryeministri Berisha ka reaguar pas vendimit të gjykatës së Vlorës për kreun e Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano.
“Interpretime dhe zbatime të ligjeve, të cilat mund të mbartin nuanca politike dhe arkaike, nuk i shërbejnë qëllimit të vendosjes së ligjit” kështu është shprehur kryeministri, në reagimin e publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave.
Gjykata e Vlorës shpalli fajtor kryebashkiaun e Himares pas akuzimit që i bëri prokuroria se Bollano hoqi tabelat shqip në rrugën Qeparo-Llogara. Bollano u dënua me 6 muaj burg, 5 milionë lekë te vjetra gjobë si dhe i hiqet për 3 vjet e drejta e funksioneve publike.
Sic ka munguar gjatë gjithë seancave, edhe në seancën përfundimtare Bollano nuk ishte i pranishëm.
(e.n/BalkanWeb)