Rama në Korçë, inspekton punimet në kantierin e kampusit të ri Universitar “Poli i Dijes”

Në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë po vijon ndërtimi i Polit të Dijes, një investim i rëndësishëm për studentët dhe pedagogët. Kryeministri Edi Rama, u ndal në kantierin e kampusit me një hapësirë prej 8500 metër katrorë.
Kryeministri Rama theksoi se kjo hapësirë do të ketë një infrastrukturë moderne me hapësira të bollshme për auditorë, laboratorë, bibliotekë, zyra e salla mbledhjesh dhe do ta çojë arsimin universitar të Korçës në një nivel të ri duke e bërë më konkurrues falë programeve të reja të ndërkombëtarizimit, dhe ngritjes së qendrave të kërkimit shkencor.
Kryeministri u ndal edhe në Spitalin Rajonal ku po ndërtohet një strukturë krejtësisht e re, që do t’u shërbejë banorëve të qarkut të Korçës me standarde të larta cilësie.
Kjo investim i ri do t’i përmirësojë gjithashtu punën e 71 mjekë dhe 236 infermierë, duke ofruar shërbime në të gjitha specialitetet e nevojshme, si Urgjenca, Kirurgjia, Pediatria, Imazheria e të tjera.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh.al/